Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eintrachti nuk lejon befasi, kalon në çerekfinale të Kupës gjermane

Eintracht Franfurti ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Eintrachti mposhti Darmstadtin me shifrat 4:2.

Eintrachti kaloi në epërsi në minutën e 6-të me Kolo Muanin, por shpejt Darmstadti përmbysi në 2:1. Golin e barazimit në minutën e 29-të dhe të epërsisë në minutën e 31-të i shënoi Mathias Honsak.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 62-të, Eintrachti barazoi rezultatin nëpërmjet Daichi Kamadas, derisa në minutën e 90-të Kolo Muani shënoi sërish për 4:2.