Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frankfurti kalon në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Eintracht Franfurti ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Eintrachti të martën mposhti Union Berlinin me rezultatin 2:0, në ndeshjen çerekfinale të Kupës gjermane.

Kolo Muani shënoi dy golat e fitores së Eintrachit. Në të dyja golat u asistua nga Mario Gotze.

Ai shënoi golin e parë në minutën e 11-të, ndërsa të dytin në minutën e 13-të.