Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Union Berlini kalon në çerekfinale të Kupës gjermane

Union Berlini ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë. Të martën, Unioni mposhti Wolfsburgun me shifrat, 2:1.

Fitoren e arriti me përmbysje, pasi që në minutën e parë Wolfsburgu shënoi golin e epërsisë.

Luca Waldschmidt ishte realizues. Në minutën e 12-të Union Berlini barazoi rezultatin në 1:1. Shënoi Robin Knoche. Kevin Behrens në minutën e 79-të ia siguroi fitoren Union Berlinit.