Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani rikthen në skuadër Pobegan

Milani e ka refuzuar tentimin e Torinos për ta transferuar Tommaso Pobegan, duke e ka rikthyer atë në skuadër.

22-vjeçari e kaloi këtë sezon si i huazuar te torinezët, skuadër me të cilën shënoi katër gola dhe dhuroi tri asistime në 33 paraqitje në Serie A.

“Sportitalia” dhe “Calciomercato” kanë shkruar të premten se Torino ka provuar që në këtë marrëveshje ta përfshijë dhe Gleison Bremerin.

Pobega është produkt i Akademisë së Milanit dhe në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Ternana, Pordenone dhe Spezia.

Kontrata aktuale e Pobegas skadon në qershor të vitit 2025. Megjithatë, pritet të vazhdojë me Milanin edhe për dy vjet të tjera.

Artikuj të ngjashëm