Pas Interit, edhe ekipi tjetër nga Serie A, Milani është futur në garë për shërbimet e sulmesit të Lillet, Jonathan Ikone përcjellë të hënën “Calciomercato”. Ikone vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi francez kurse Milani po kërkon huazimin e tij me detyrim të blerjes së kontratës në verën e vitit të ardhshëm.
22-vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Lille duke shënuar shtatë gola dhe asistuar pesë herë në 34 ndeshje në të gjitha garat. Ikone ka kontratë me Lillen deri në vitin 2023 kurse karrierë në Francë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini e Montpellieri. Ai gjithashtu ka edhe katër ndeshje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Francës.