Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nis bisedimet me Diego Costan

Milani është në bisedime me agjentin e Diego Costas për një marrëveshje të mundshme me sulmuesin e Chelseat, raporton Sky Sports.

Agjenti Jorge Mendes u takua me drejtorët e Milanit, Marco Fassonen dhe Massimiliano Mirabellin para finales së Ligës së Kampionëve dhe pritet që ta mbajnë edhe një takim gjatë kësaj jave.

Milani është i interesuar në tre lojtarë që menaxhon Mendesi – Costan, sulmuesin e Portos, Andre Silva dhe mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Costa mbrëmë ka konfirmuar se menaxheri i Chelseat, Antonio Conte nuk e dëshiron në ekip dhe se e ka lënë të lirë për të gjetur skuadër.