Milani është vënë pas shërbimeve të sulmuesit të Chelseat, Diego Costa, këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone.
Fassone ka zbuluar se ka biseduar me agjentin e Costas, Jorge Mendes, transmeton Koha.net.
Costa nuk është në planet e Antonio Contes, dhe është i detyruar të gjejë klub të ri.
“Do të doja të shmangia bisedat për lojtarët e klubeve të tjera, Diego Costa është lojtar i shkëlqyer, por është lojtar i Chelseat. Ne shkuam ta takojmë Jorge Mendesin, ka shumë gjëra për çka mund të flasësh me të, kjo është e tëra”, është shprehur Fassone për Sky Sports.