Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nis diskutimet edhe për tre supertransferime

Superagjenti Jorge Mendes raportohet se është takuar sot me drejtuesit e Milanit për të biseduar për transferimet e tre prej klientëve të tij.

Sipas “Sky” në Itali, agjenti është takuar me drejtorët Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli lidhur me transferimet e sulmuesit të Chelseat, Diego Costa, mesfushorit të Bayernit, Renato Sanchez, dhe sulmuesin e Monacos, Radamel Falcao.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Costa dhe Sanchesi janë diskutuar qe një kohë të gjatë si emra që do të largohet nga skuadrat e tyre, ndërsa mesfushori i Bayernit është shprehur i hapur për kalim te Milani.

Milani është ndër skuadrat që ka bërë më së shumti bujë në këtë afat kalimtar pasi ka siguruar shërbimet e më shumë se dhjetë futbollistëve.