Milani po synon të bëjë dy transferime tjera gjatë afatit kalimtar të verës.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se “Rossonerët” po vazhdojnë bisedimet me Chelsean për Hakim Ziyechin.
Klubi italian është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut.
Përveç Ziyechit, “kuqezinjtë” janë në negociatat edhe me Lillen për mesfushorin Renato Sanches.
Milani ka ofruar 10 milionë euro për portugezin, shumë kjo që do të pranohet nga klubi francez.
“Kuqezinjtë” do të nisin negociatat edhe me lojtarin për ta bindur të transferohet në “San Siro”.