Milanui ka hapur bisedimet me Paris Saint-Germainin për mbrojtësin francez, Abdou Diallo. Skuadra e Parisit është duke i kërkuar Milanit 20 milion euro për mbrojtësin francez.
Te Milani e shohin të nevojshme transferimin e tij për ta zëvendësuar të lënduarin, Simon Kjaer, i cili nuk pritet të kthehet për pjesën e mbetur të sezonit. Por, te Milani është raportuar se nuk po pajtohen me çmimin që ia ka vënë PSG-ja.
25-vjeçari ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon. Ai mund të luaj edhe si qendërmbrojtës edhe si mbrojtës i krahut.
Artikuj të ngjashëm