Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani në bisedime me PSG-në për Diallon

Milani është në bisedime me Paris Saint-Germaninin për mbrojtësin, Abdou Diallo. Por, te skuadra kuqezi dëshirojnë ta marrin huazim me opsion blerjeje.

Ai shihet si zëvendësues i Simon Kjaerit të lënduar, që nuk pritet të kthehet këtë sezon.

25-vjeçari me klubin francez ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Këtë sezon në të gjitha garat reprezentuesi i Senegalit ka luajtur 13 ndeshje.