Zlatan Ibrahimoviq ka arritur shifër jubilare të golave, derisa Milani fitoi 2:1 ndaj Romës, të dielën mbrëma. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të Serie A. Ibrahimoviq shënoi për 1:0 në minutën e 26-të. Ishte goli i tij i 400-të në karrierë në ndeshje kampionale. Franck Kessie shënoi për 2:0 në minutën e 57-të.
Stephan El Sharawy shënoi golin e vetëm për Romën në minutën e 93-të.
Milani vazhdon garën për titull të kampionit në Itali. I ka 31 pikë në vendin e dytë, sa i ka edhe Napoli në krye të klasifikimit. Roma renditet e katërta me 19 pikë. I treti është Interi me 24 pikë.