Milani fitoi në ndeshjen përshëndetëse të superyllit Zlatan Ibrahimoviq. Ibrahimoviq ishte në tribuna në “San Siro” ku Milani fitoi 3:1 ndaj Veronës. Ndeshja e luajtur të dielën mbrëma ishte e fundit për edicionin 2022/2023 në Serie A të Italisë. Ibrahimoviq u rikthye te Milani në vitin 2019, ndërsa fitoi titullin e kampionit sezonin e kaluar. 41-vjeçari për Milanin ka shënuar 93 gola në 163 paraqitje. Sezonin e ardhshëm do të paraqitet për Monzan.
Olivier Giroud shënoi golin e parë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Ai realizoi nga penalltia, ndërsa në minutën e 72-të, Verona barazoi rezultatin nëpërmjet Davide Faraonit. Në skenë më pas doli Rafael Leao që shënoi dy gola brenda shtatë minutave të fundit të ndeshjes.
Ai golin e parë e shënoi në minutën e 85-të, ndërsa të dytin personal në minutën e 92-të. Milani e mbylli sezonin në vendin e katërt me 70 pikë. Do të paraqitet edhe edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.