Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për De Paulin

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Rodrigo de Paul, i cili është pjesë e Udineses, ka njoftuar të premten sajti "Calciomercato.com".

Mësohet se Milani tashmë ka kontaktuar Udinesen dhe për transferimin e De Paulit, ka ofruar 35 milionë euro. De Paul te Milani shihet si opsion për Angel Correan, i cili ka vendosur të qëndroj te Atletico Madridi, transmeton Koha Ditore.

De Paul, edicionin e shkuar ishte njëri prej lojtarëve kryesor te Udinese, pasi shënoi nëntë gola në 36 ndeshje kampionale. 25-vjeçari, ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2023. Ai ka tetë paraqitje me Argjentinën kurse karrierë ka bërë edhe te Valencia e Racing Club.