Skuadra e Milanit edhe zyrtarisht ka bërë ofertë për transferimin e mesfushorit të Udineses, Rodrigo De Paul.
“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të enjten se Milani i ka ofruar Udineses kartonin e mesfushorit norvegjez Jens Petter Hauge plus para për ta bindur në lirimin e De Paulit.
Argjentinasi De Paul do të largohet nga Udinese gjatë kësaj vere dhe ekipi italian po vlerëson kartonin e tij rreth 40 milionë euro. De Paul është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në treg pasi këtë sezon ka treguar paraqitje të mira në Serie A.
26-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dhjetë asistime në 35 ndeshje kampionale kurse me Udinesen ka kontratë deri në vitin 2024.
Krahas Milanit, interesim për De Paulin kanë treguar edhe Juventusi, Interi e Leeds Unitedi.