Rodrigo De Paul do të largohet nga Udinese gjatë kësaj vere. Pas paraqitjeve fantastike me Udinesen për mesfushorin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.
Mediat italiane kanë njoftuar se klubi do ta shesë gjatë kësaj vere lojtarin.
Për De Paul interesim kanë shprehur skuadra si Liverpooli, Interi dhe Leeds.
Për 27-vjeçarin drejtuesit e klubit po kërkojnë rreth 50 milionë euro. De Paul ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm