Rodrigo de Paul do të largohet në fund të sezonit nga Udinese. Forma e mirë që ka treguar mesfushori ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të. Interi dhe Juventusi janë dy ekipet italiane që i dëshirojnë shërbimet e argjentinasit.
Por sipas mediave italiane, në garë për De Paul, është edhe Liverpooli dhe PSG-ja. 26-vjeçari ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024. Klubi italian për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 40 milionë euro.