Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i bën ofertë De Paulit

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi i ka bërë ofertë zyrtare mesfushorit argjentinas Rodrigo De Paul, ka shkruar të premten “Tuttosport”. De Paul pritet të largohet nga Udinese këtë verë dhe te Juventusi po e shohin si përforcim të duhur për mesfushën.

Mësohet se 26-vjeçarit, Juventusi i ka ofruar kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurosh. Në fakt, De Paul te Juventusi pritet ta zëvendësojë francezin Adrien Rabiot, i cili në verë pritet të transferohet në Premier League. Për ta lënë të lirë De Paulin, skuadra e Udineses po kërkon të paktën 25 milionë euro dëmshpërblim. De Paul këtë sezon është njëri prej lojtarëve më të dalluar te Udinese, me tetë gola e nëntë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Udinesen deri në vitin 2024 derisa po kërkohet edhe nga Leeds Unitedi e Interi.

Artikuj të ngjashëm