Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani me ofertë për mesfushorin De Paul

AC Milan është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Udineses, Rodrigo De Paul. Sipas “Calciomercato” drejtuesit e klubit italian kanë nisur bisedimet me Udinesen për mesfushorin argjentinas.

Milani thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë 35 milionë euro dëmshpërblim për De Paulin. Krerët e skuadrës “kuqezi” i kanë ofruar lojtarit pagë prej 3.5 milionë euro në sezon për ta bindur të transferohet në “San Siro”.

Për De Paul interesim kanë shprehur edhe Liveprooli, Interi dhe PSG-ja.