Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani interesohet për Belottin

Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti. “Tuttosport” ka njoftuar të premten se Milani po synon transferimin e Belottit në fund të këtij edicioni.

Te Milani e shohin sulmuesin 27-vjeçar, si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm dhe për kartonin e tij janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro. Belotti ka kontratë me Torinon deri në vitin 2022 kurse këtë edicion ka shënuar nëntë gola e ka bërë pesë asistime në 15 ndeshje në Serie A.

Belotti është pjesë e Torinos prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Torino kurse ka edhe dhjetë gola të shënuar në 31 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.