Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani insiston për Baillyn

Lëndimi i Fikayo Tomorit ka bërë që drejtuesit e klubit të Milanit të kërkojnë një mbrojtës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, po insiston për qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Eric Bailly.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ekipi italian tashmë ka nisur negociatat me Unitedin pasi Bailly është i gatshëm ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Bailly nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ralf Rangnick për pjesën e mbetur të sezonit dhe deri më tani, 27-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje në Premier League.

“Rossonerët” po e kërkojnë në formë huazimi lojtarin me opsionin e blerjes në fund të sezonit.