Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani sytë kah Bailly

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit “kuqezi” e shohin Eric Baillyn si zëvendësues ideal të Simon Kjaerit.

Klubi italian po e kërkon në formë huazimi 27-vjeçarin që nuk është i kënaqur te Manchester Unitedi.

Këtë edicion Bailly ka luajtur vetëm 217 minuta në Premier League.

Trajneri Ralf Rangnick nuk llogarit në shërbimet e mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë.