Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani rivalizon Romën për Baillyn

Pas Romës, edhe skuadra e Milanit është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Eric Bailly, përcjell “Gazzetta dello Sport” të shtunën.

Bailly nuk bën pjesë në planet e Unitedit për sezonin e rid he për këtë arsye do të largohet këtë verë. Për ta lënë të lirë 28-vjeçarin, Unitedi po kërkon rreth tetë milionë euro.

Milani tashmë ka kontaktuar ekipin anglez dhe po shpreson të arrijë marrëveshje për Baillyn, që po kërkohet me ngulm edhe nga Roma.

Ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Artikuj të ngjashëm