Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille me ofertë për Baillyn

Olympique Marseille po synon transferimin e qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Eric Baillyt. Madje, e përditshmja “L’Eqipe” ka shkruar se Marseille tashmë i ka bërë ofertë Baillyt dhe së shpejti do t’i nisë negociatat me Manchester Unitedin për lirimin e tij.

Mësohet se Bailly ka kërkuar largimin nga Unitedi për shkak të minutazhës së vogël dhe gjasat janë të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Francë.

Për kartonin e tij, Marseille është i gatshëm të paguajë rreth dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Bailly këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat për Unitedin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

28-vjeçari është pjesë e Unitedit prej vitit 2016, kur iu bashkua nga Villarreali.