Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bailly drejt Romës

Eric Bailly do të largohet nga Manchester Unitedi për ta vazhduar karrierën në Serie A, ka njoftuar “Sky Sports” të dielën.

Bëhet e ditur se Bailly do t’i bashkohet Romës, ekip me të cilin ka arritur marrëveshje personale. Mësohet se Roma është në negociata me Unitedin që për ta lënë të lirë mbrojtësin po kërkon të paktën tetë milionë euro. 28-vjeçari sezonin e fundit ka pasur hapësirë të vogël tek Unitedi dhe ka kërkuar largimin.

Ai ka kontratë deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.