Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani e ka prioritet Baillyn e Unitedit

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly, është kthyer në prioritet për skuadrën e Milanit, që e sheh atë si zëvendësues të Simon Kjaerit.

Italianët e synojnë Baillyn si huazim deri në fund të sezonit, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, por që gjiganti i Serie A mund ta ketë edhe opsionin e blerjes përfundimtare.

Bailly iu bashkua Unitedit për 38 milionë euro nga Villarreali në vitin 2016, por nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion. Ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat.