Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani, favorit për Guirassyn

Sulmuesi Serhou Guirassy pritet të jetë përforcimi i parë dhe i madh i skuadrës së Milanit në afatin kalimtar të janarit, ka raportuar “Calciomercato” të martën.

Bëhet e ditur se Milani ka marrëveshje personale me reprezentuesin e Guinesë dhe tashmë ka njoftuar edhe Stuttgartin.

Ekipi italian ia ka bërë me dije Stuttgartit se do ta paguajë klauzolën e lirimit të 27-vjeçarit në vlerë prej 20 milionë eurosh.

Guirassy është pajtuar me kontratë katërvjeçare te Milani, ekip që ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave të tjera evropiane. Guirassy ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion po shkëlqen me 16 gola të shënuar në 10 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm