Milani raportohet se ka kthyer vëmendjen kah qendërmbrojtësi i Chelseat, Andreas Christensen.
Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, italianët e duan 22-vjeçarin në janar.
Christensen ka pasur problem që të gjejë vend në ekipin e parë që nga ardhja e Maruizio Sarrit, ndërsa Chelsea nuk e dëshiron shitjen e lojtarit.
Milani raportohet se po kërkon disa mbrojtës për të mbushur zbrazëtirat shkaku i lëndimeve.
Christensen sezonin e shkuar pati 40 paraqitje për ekipin e Antonio Contes, ndërsa këtë edicion është paraqitur vetëm gjashtë herë deri tash.