Kampioni në fuqi i Italisë, Interi është futur në garë për transferimin e qendërmbrojtësit Andreas Christensen, ka njoftuar të mërkurën “Gazzetta dello Sport”.
Christensen është synimi kryesor i Interit në afatin kalimtar të verës duke pasur parasysh se danezi do të jetë lojtar i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Chelsean. Tek Interi tashmë e kanë kontaktuar Christensenin dhe i kanë bërë ofertë pasi ai mund të firmos parakontratë me cilëndo skuadër për sezonin e ardhshëm.
Interi i ka ofruar pagë vjetore prej pesë milionë eurosh për ta bindur që të zhvendoset në Itali.
Megjithatë, Interit i duhet ta mposhtë konkurrencën e fortë nga Bayern Muencheni, ekip që gjithashtu po insiston në transferimin e Christensenit.
25-vjeçari këtë sezon ka regjistruar 26 paraqitje te Chelsea ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.