Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani e dëshiron mesfushorin e Real Madridit

Milani po kërkon të përforcojë ekipin. “Rossonerët” po synojnë të sjellin në “San Siro” mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Futbollisti spanjoll është i pakënaqur te madrilenët dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzoj ekipi italian për ta bindur të transferohet në Serie A.

Isco ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.

29-vjeçari mund të transferohet te “kuqezinjtë” si futbollist i lirë në qershor të vitit të ardhshëm.

Këtë sezon Isco ka luajtur vetëm 166 minuta në La Liga duke shënuar një gol.