Skuadra e Milanit ka bërë ofertë për lojtarin e Real Madridit, mesfushorin Isco, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane. Bëhet e ditur se Milani ka ofruar 15 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Iscos gjatë kësaj vere.
Te Reali nuk po llogarisin në shërbimet e Iscos për edicionin e ri dhe mesfushori ka gjasa të mëdha të largohet nga ekipi spanjoll këtë verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsco 29-vjeçar është pjesë e Realit prej vitit 2013 kur iu bashkua nga Malaga, kurse sezonin e fundit, regjistroi 29 paraqitje në të gjitha garat dhe bëri dy asistime.