Pas Juventusit e Milanit, edhe ekipi tjetër nga Serie A, Interi është futur në garë për mesfushorin e Real Madridit, Isco ka njoftuar të dielën “OK Diario”.
Isco pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit dhe te Interi po shihet si përforcim ideal për mesfushën. Mesfushori spanjoll ka kontratë me Realin deri në vitin 2022, por ka kërkuar të largohet në janar për shkak të minutazhës së vogël. Ai këtë edicion, ka vetëm dhjetë paraqitje në të gjitha garat për Realin. Drejtuesit e Realit janë të gatshëm të lirojnë Iscon nëse marrin një ofertë deri në 30 milionë euro dhe te Interi po shpresojnë që me shitjen e Christian Eriksenit muajin tjetër mund të sigurojnë paratë për transferimin e spanjollit.