Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mignolet drejt largimit nga Liverpooli

Me transferimin e Allison Beckerit te Liverpooli, e ardhmja e portierit Simone Mignolet duket larg “Anfield Road”.

Sipas “The Sun”, skuadra e Beshiktashit është shumë afër transferimit të gardianit belg në kampionatin turk, transmeton KTV.

Drejtuesit e skuadrës nga Bosfori janë të gatshëm të ofrojnë afër 14 milionë euro për të marrë shërbimet e portierit të Belgjikës.

Me ardhjen e brazilianit Allison, 30-vjeçari aktualisht është zgjedhja e tretë në portën e “të kuqve”.

Artikuj të ngjashëm