Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona shpreh interesim për Mignoletin

Barcelona ka shprehur interesim për transferimin e portierit të padëshiruar te Liverpooli, Simon Mignolet, raporton Sky Sports.

Beshiktashi ka kontaktuar Liverpoolin rreth transferimit të belgut gjatë javës së kaluar, por klubi turk nuk ka bërë ofertë zyrtare për portierin 30-vjeçar.

Barcelona sot ka shprehur interesim për portierin që nuk ka gjetur vend në formacionin e Liverpoolit.

Pas ardhjes së Alisson Beckerit nga Roma, pozita e belgut është lëkundur edhe më shumë dhe me gjasë gjatë kësaj vere do të largohet.

Marc-Andre ter Stegen është portier i parë në Nou Camp, por Jasper Cillessen pritet të largohet.

Artikuj të ngjashëm