Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mignolet afër Napolit

Portieri belg Simon Mignolet pritet që të vazhdojë karrierën në Serie A, pasi skuadra e Napolit është pranë marrëveshjes me Liverpoolin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet italiane.

Mignolet, 30-vjeçar, do të largohet nga Liverpooli për shkak se është zgjedhja e tretë pas brazilianit Alisson Becker e gjermanit Loris Karius.

Te Napoli kanë pranuar që pas huazimit njëvjeçar të blejnë kartonin e tij për pesë milionë euro.

Mignolet është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2013, kur u transferua nga Sunderlandi për 10.5 milionë euro.

Edhe Konate largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli Futboll 1 muaj më parë Konate largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli

Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2021 dhe ka 21 paraqitje me Përfaqësuesen e Belgjikës.

Interesim për Mignoletin gjatë kësaj vere ka treguar edhe Galatasaray.