Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Michal Probierz emërohet selektor i Polonisë

Michal Probierz është emëruar selektor i përfaqësueses së Polonisë, ka bërë të ditur presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza.

Ai ka zëvendësuar trajnerin portugez Fernando Santos, i cili u shkarkua pas humbjes nga Shqipëria me rezultatin 2:0 dhe e la me fare pak gjasa që Polonia të kualifikohet në Euro 2024.

Probierz si trajner i Polonisë do të debutojë më 12 tetor në ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” kundër Ishujve Faroe. Polaku 50-vjeçar së fundi ka drejtuar përfaqësuesen U21 të Polonisë.

Artikuj të ngjashëm