Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Urban, selektor i ri i Polonisë

Jan Urban

Jan Urban është emëruar selektor i ri i Polonisë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Polonisë të mërkurën. 

63-vjeçari do ta zëvendësojë Michal Probierzin, i cili dha dorëheqje në muajin qershor pas problemeve që nisën kur vendosi që Robert Lewandowskit t’ia hiqte shiritin e kapitenit.

Urban është selektori i pestë i Polonisë prej vitit 2021. 

Probierz e ka pasur periudhën më të gjatë me 21 ndeshje, por vendimi për zëvendësimin e Lewandowskit si kapiten bëri që sulmuesi i Barcelonës të mos pranonte të luante derisa ai të ishte në krye të përfaqësueses. 

Ndeshja e fundit e Probierzit ishte humbja 2:1 nga Finlanda. Me këtë disfatë, Polonia ka mbetur e treta në grupin kualifikues të Botërorit 2026. 

Urban ka luajtur për Poloninë në 57 ndeshje, ndërsa karrierën si trajner e ka nisur tek Osasuna, te të rinjtë dhe ekipi i rezervistëve. 

Puna e parë e Urbanit si trajner ishte te Legia e Varshavës në vitin 2007. 

Edhe Lewandowski tërhiqet nga përfaqësuesja, nuk do të luajë me Pribierzin si selektor Futboll Lewandowski tërhiqet nga përfaqësuesja, nuk do të luajë me Pribierzin si selektor

Ai ka qenë edhe asistent te Polonia në “Euro 2008”. 

Urban e ka fituar titullin me Legian në vitin 2013, në periudhën e dytë të kaluar te kjo skuadër.

Së fundmi ka punuar te Gornik Zabrze, por u shkarkua në muajin prill.