Spanjolli Santi Denia e mori drejtimin e përfaqësueses së Çekisë të premten. Ai është bërë përzgjedhësi i parë i huaj i Çekisë.
52-vjeçari ka firmosur për dy vjet, me opsionin e vazhdimit për dy vjet të tjera.
“Jam i kënaqur që jam këtu dhe jashtëzakonisht i motivuar. E vlerësoj mundësi të madhe drejtimin e Çekisë”, ka thënë Denia.
Ai e zëvendëson Miroslav Koubekun që dha dorëheqje pas Botërorit.
Si trajner Denia e ka drejtuar Spanjën drejt të artë olimpike në “Parisi 2024”.
Ka udhëhequr edhe Spanjën U17 dhe U19 dhe ka fituar tituj të Evropës.