Fernando Santos edhe zyrtarisht është selektor i Përfaqësueses së Polonisë. Federata e Futbollit të Polonisë, të martën e ka zyrtarizuar Santosin, por nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.
Megjithatë, raportohet se Santos ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2026 për ta udhëhequr Poloninë. Ai e merr drejtimin e Polonisë pas largimit nga Portugalia muajin e shkuar, me të cilin u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës “Katari 2022”.
Santos ishte në krye të Portugalisë prej vitit 2014, ndërsa e fitoi titullin e kampionit të Evropës dhe Ligën e Kombeve. Polonia në turneun e Katarit u eliminua në 1/8 e finales, ndërsa Santos në këtë post ka zëvendësuar Czseslaw Michniewitzin e larguar.
Santos në krye të Polonisë do të debutojë në muajin mars kur edhe do të fillojnë kualifikimet për Evropianin e vitit 2024.