Ish-selektori i Portugalisë, Fernando Santos pritet ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Polonisë, kanë njoftuar të hënën mediumet portugeze. Bëhet e ditur se po finalizohen detajet e marrëveshjes mes palëve dhe Santos do të zyrtarizohet brenda këtij muaji. Ai do të firmos kontratë deri në verën e vitit 2026.
Në këtë post, Santos do ta zëvendësoj Czseslaw Michniewiczin, i cili u largua pas Kupës së Botës “Katari 2022” pasi Polonia u eliminua në 1/8 e finales.
Po ashtu, edhe Santos u largua nga Portugalia pas turneut të Katarit dhe u zëvendësua me Roberto Martinezin. Santos 68-vjeçar ka qenë trajner i Portugalisë prej vitit 2014, ndërsa ka fituar titullin e kampionit të Evropës dhe Ligën e Kombeve.