Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mezani e vlerëson të vështirë fitoren ndaj Fushë Kosovës

Gjilani fitoi ndaj Fushë Kosovës të shtunën 1:0, por fitorja ishte e mundimshme. Kështu ka thënë trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes.

“E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. Kishim pak hapësira, ashtu ndodhi në të dyja pjesët. Kanë sakrifikuar disa lojtarë sepse ka nisur të shfaqet ajo lodhja shkaku i moskryerjes së fazës përgatitore. Padiskutim, ata janë për t’u falënderuar. Kemi marrë trepikësh shumë të mirë me një skuadër që i ka vënë të gjitha skuadrat në vështirësi. U munduam të luanim përtokë dhe doli më mirë. Sidoqoftë, do të doja që të kishim shënuar më shumë gola jo vetëm një”, theksoi Mezani për “ArtMotion” pas ndeshjes.