Lionel Messi ka mbërritur në Argjentinë për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji të Kupës së Botës të Amerikës së Jugut.
Ai bashkë me shokët e tij të skuadrës në Paris Saint-Germain, Angel Di Maria dhe Leandro Pardes kanë fluturuar drejt Argjentinës me aeroplan privat. Por, është e paqartë nëse do të jetë i gatshëm të luajë kundër Urugait dhe Brazilit.
Ai nuk luajti për PSG-në ndaj Bordeauxit, pas një lëndimi në gju.
Argjentina aktualisht është e dyta në renditje me 25 pikë, gjashtë më pak se lideri Brazili.
Katër të parat kualifikohen automatikisht në Botërorin e vitit të ardhshëm që mbahet në Katar, ndërsa vendi i pestë luan në plejofin ndërkontinental.