Ylli i futbollit, Lionel Messi, nuk do të mund të paraqitet për Argjentinën në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Uruguait dhe Brazilit.
Argjentina të shtunën do të luajë në udhëtim tek Uruguai, ndërsa më 26 mars e pret Brazilin.
Messi është duke u përballur me një lëndim muskulor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo37-vjeçari u shpreh i mërzitur që nuk do të mund ta ndihmojë Argjentinën në dy ndeshjet e rëndësishme.
“Më vjen keq që do të mungoj tek Argjentina për këto ndeshje të rëndësishme ndaj Uruguait dhe Brazilit. Doja shumë të luaja për përfaqësuesen, por një dëmtim i vogël do të thotë që më duhet të pushoj pak. Kështu që nuk mund të jem në grumbullim. Unë do të mbështes dhe brohoras nga këtu si çdo tifoz tjetër”, ka thënë Messi, shkruan të martën “Goal”.