Lionel Messi të mërkurën në mëngjes është parë në një aeroplan që po e kthente atë në Francë, pasi ka marrë testin negativ për Covid-19.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit doli i infektuar me koronavirus gjatë pushimit dimëror në qytetin e tij të lindjes, Rosario, në Argjentinë.
Mbetet të shihet se në cilën ndeshje do të jetë i gatshëm për lojë ylli argjentinas.
Ai mungoi në Kupën e Francës kundër Vannesit të hënën, bashkë me Juan Bernatin, Sergio Ricon dhe Nathan Bitumazalan, të cilët ishin pozitivë me koronavirus po ashtu.
Të dielën, parisienët udhëtojnë drejt Lyonit për ndeshjen e elitës së futbollit francez.