Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi mungon sërish te PSG-ja

Lionel Messi

Lionel Messi do t’i mungojë sërish Paris Saint-Germainit pasi ylli argjentinas nuk e ka marrë ende veten pas infektimit me koronavirus. Argjentinasi ka thënë se rikuperimi nga koronavirusi ka shkuar shumë ngadalë.

Kjo edhe është arsyeja që Messi nuk do të luajë në ndeshjen kampionale kundër Brestit, të shtunën në kuadër të Ligue 1.

Mungesën e tij, e ka konfirmuar edhe trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino në konferencën për shtyp të premten.

Messi i mungoi PSG-së është javën e shkuar ndaj Lyonit. Pochettino ka thënë se Messi mbetet nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe nuk do të kthehet në fushë pa u marrë veten plotësisht.

Ai u infektua me koronavirus në Argjentinë por kur u kthye në Paris, testi i tij doli negativ.

Sipas Pochettinos, Messi do të kthehet gradualisht në ekip prej javës së ardhshme. Po ashtu, Parisi do të jetë edhe pa Neymarin ndaj Brestit pasi braziliani ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i pësuar muaj më parë.