Paris Saint-Germaini do të jetë pa Lionel Messin dhe Neymarin për udhëtimin te Lensi në elitën e futbollit francez të dielën, në ditën e parë të Vitit të Ri.
Braziliani është i suspenduar, ndërsa argjentinasi Messi, fitues i Kupës së Botës, vazhdon mungesën te skuadra parisiene.
Kështu ka shkruar të premten mediumi francez “L’Equipe”.
Ky ballafaqim do të nisë në orën 20:45 dhe i takon xhiros së 17-të të Ligue 1 të Francës.
Neymari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në mesjavë, në duelin kundër Strasbourgut, për shkak të simulimit.
Edhe
PSG-ja pushon në fundjavë, përgatitet për “Champions”
Për këtë arsye, ai do të mungojë të dielën dhe do ta komplikojë detyrën që ka para trajneri i skuadrës, Christophe Galtier.
Kjo do të thotë se për herë të parë këtë sezon, PSG-ja do të jetë pa dy yjet e sulmit.
Por i pranishëm pritet të jetë Kylian Mbappe, që realizoi “hat-trick” në finale të Botërorit të këtij viti.
PSG-ja po marshon sigurt drejt një titulli tjetër në elitën e futbollit francez.
Është lidere aktualisht me 44 pikë në 16 ndeshje të luajtura.
Edhe
PSG-ja goditet nga lëndimet para ndeshjes me Chelsean
Të hënën nga ora 17:00 duel tejet i fortë pritet të luhet mes Lilleit të Edon Zhegrovës dhe Reimsit të Arbër Zenelit.
Elbasan Rashani me Clermontin do të ketë udhëtim të vështirë të shtunën në orën 17:00, pasi skuadra e tij luan kundër Lyonit.