Lionel Messi nuk do të mund ta ndihmoi PSG-në në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Benficas. Dueli luhet të martën në Paris.
PSG-ja ka bërë të ditur se Messi do të mungojë shkaku i një lëndimi të lehtë që e ka pësuar pikërisht në ndeshjen e parë kundër Benficas që u mbyll 1:1 në Lisbonë.
Messi kishte shënuar golin e vetëm për PSG-në. Argjentinasi nuk luajti as në duelin kundër Reimsit në kampionatin francez. Sipas klubit francez, 35-vjeçari nuk është ende i gatshëm. PSG dhe Benfica janë dy skuadrat e vetme në grup H që nuk kanë humbje. Të dyja ekipet kanë nga shtatë pikë me Parisin lider.