Sport

Messi nuk luan për Kupë

Ylli i PSG-së, Lionel Messi, është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Payes de Cassel në 1/16 e finales të Kupës së Francës.

Skuadra kundërshtare e PSG-së luan në kategorinë e gjashtë të Francës. Messi nuk ka ndonjë lëndim, por trajneri Christophe Galtier ia ka dhënë një ditë pushim yllit argjentinas. PSG-ja është e fokusuar në garën e Ligës së Kampionëve ku për kundërshtar në fazën e eliminimit do ta ketë Bayern Muenchenin. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 14 shkurt.

Ndërkohë, pjesë e ekipit të PSG-së për ndeshje për Kupë janë dy yjet tjerë, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Ndeshja Pays de Cassel – PSG luhet të hënën mbrëma.