Si në vitet e kaluara, edicioni i Paris Saint-Germainit do të definohet pas asaj që ndodh në Ligën e Kampionëve. Dhe skuadra parisiene ka telashe të mëdha para ndeshjes së parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve me Bayern Munichun javën tjetër.
Para ndeshjes me bavarezët, PSG-ja do të ketë test të vështirë në ligën franceze.
Luan në udhëtim te skuadra e Monacos, të shtunën prej orës 17:00, në kuadër të xhiros së 23-të.
PSG-ja prin në tabelë me 54 pikë, tetë më shumë se Marseille e Lensi dhe dhjetë më shumë se Monaco e vendit të katërt.
Trajneri i Parisit, Christophe Galtier, ka shqetësime sa i përket ekipit.
Edhe
Ndeshje e vështirë për Parisin
PSG-ja u eliminua nga Kupa e Francës në mesjavë nga Marseille, pa Kylian Mbappen në fushë, i cili vazhdon të mbetet i lënduar.
Mbappe, që ka 25 gola të shënuar në të gjitha garat e që vuan nga një lëndim muskulor, nuk do të luajë ndaj Bayernit.
Neymari ka qenë në formë të dobët pas kthimit nga Kupa e Botës, ndërsa Lionel Messi i vetëm po e udhëheq sulmin e PSG-së.
Në mbrojtje, PSG-ja mbështetet në Sergio Ramosin, 36-vjeçar.
Kundër Marseillet, Ramosi shënoi gol, por edhe e shkaktoi një penallti.
Edhe
Kë e favorizojnë statistikat, PSG-në apo Arsenalin?
Nëse Neymari shënon kundër skuadrës së Monacos, të shtunën, do të jetë goli i tij i 150-të në ligat evropiane.
Braziliani ishte edhe pjesë e Barcelonës në La Liga.