Paris Saint-Germaini luan të dielën në orën 17:05 për një tjetër fitore në elitën e futbollit francez.
Në ndeshjen e xhiros së 23-të të Ligue 1 të Francës, PSG-ja në shtëpi e pret skuadrën Rennes.
Parisienët, që në verë do të mbeten pa Kylian Mbappen, janë në kërkim të titullit të 12-të.
Janë shkëputur në tabelë me 13 pikë më shumë se Bresti i vendit të dytë.
PSG-ja ka 53 pikë, kurse Bresti 40 pikë.
Rennesi është prej skuadrave më në formë në elitën franceze.
Ka rreshtuar gjashtë fitore të njëpasnjëshme.
Rennes së fundmi u eliminua nga Liga e Evropës nga skuadra e Milanit, me rezultatin e përgjithshëm, 5:3.
Në të gjitha garat, Rennesi ka fituar 10-të nga 11-të ballafaqimet e fundit.
Rennesi në ligë është në vendin e shtatë me 34 pikë.